Skip to main content

Kosovë: Vepro Tani për Mbylljen e Kampeve të Helmuara

Kushte Kritike për Romët që Kanë Ngecur në Vendet e Kontaminuara nga Minerali i Plumbit për më se një Dekadë

(Bruksel) - Organet e Kosovës duhet të bashkëpunojnë me donatorët ndërkombëtorë për të mbyllur pa vonesë kampet e kontaminuara nga minerali i plumbit të zëna nga romët e zhvendosur brendshëm, duhet të transferojnë banorët e tyre dhe tu sigurojnë trajtime mjekësore për helmim nga minerali i plumbit, tha Human Rights Watch në një raport të nxjerrë sot.

Raporti me 68 faqe i titulluar "Të Helmuar nga Plumbi: Krizë Shëndeti dhe të Drejtash Themelore në Kampet e Romëve të Mitrovicës," flet për historinë e dështimit gjatë një dekade të Kombeve të Bashkuara dhe të të tjerëve për ti siguruar romëve strehim të përshtatshëm dhe trajtim mjekësor­ë, si edhe për pasojat shkatërruese për shëndetin e banorëve të kampeve.

"Romët kanë ngecur në këto kampe të helmuara për më se një dekade," tha Wanda Troszczynska-van Genderen, hulumtuesja për Ballkanin Perëndimor tek Human Rights Watch. "Për sa kohë do ta zgjasnin këtë situatë zyrtarët e Kombeve të Bashkuara dhe të Kosovës nëse familjet e tyre do të ishin të detyruara të jetonin në një vend të tillë?"

Zona e romëve në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës u sulmua nga shqiptarët në qershor të vitit 1999. Që nga 24 qershori, kjo zonë u plaçkit dhe u dogj deri në themel dhe 8.000 banorët e saj u arratisën. Shumë prej tyre u zhvendosën nga Kombet e Bashkuara në kampe të një zone të ndotur shumë rëndë, të cilat ndodheshin në afërsi të një miniere të mbyllur. Kjo zhvendosja ishte menduar fillimisht si zgjidhje e përkohshme, por edhe tani rreth 670 romë vazhdojnë të jetojnë në këto kampe afër kësaj zone, me pasoja dëmtuese për shëndetin e tyre.

Edhe pse përreth zonave të kompleksit të minierave të vdekura të Trepces dihet nga të gjithë që ka nivele ndotjeje toksike të larta (fillimisht të dokumentuara nga Kombet e Bashkuara në vitin 2000), te gjithë kampet, përveç njërit, ndodhen shumë afër pirgjeve me skorje. Kampi tjetër ndodhet në Leposavic, 45 kilometra në veriperëndim. Vendndodhja e kampeve dhe kushtet e varfra të jetesës ne këto kampe ka dëmtuar shëndetin e banorëve të tyre, veçanërisht të fëmijëve, të cilët janë më të ndjeshëm nga ekspozimit i tejzgjatur ndaj mineralit të plumbit.

"Është e qartë që kontaminimi me mineral plumbi ka dëmtuar shëndetin e personave në këto kampe," - u shpreh Troszczynska-van Genderen. "Veçanërisht fëmijët janë të influencuar shumë keq dhe vuajnë pasojat e shkaktuara nga pengesa e zhvillimit fizik dhe mebndor."

Ekzaminimet për prezencën e mineralit të plumbit në gjak të bëra në shkallë të vogël dhe "terapi të posaçme" (me trajtim mjekësor që synon uljen e përqindjes së plumbit në gjak), të drejtuara nga mjekë dhe infermiere, u përsëritën disa herë midis viteve 2004 - 2007 duke u përqëndruar tek fëmijët. Ekzaminimet dhe trajtimet mjekësore u koordinuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK- u) dhe nga Organizata Botërore e Shëndetsisë (OBSH- ja). Por kurrë ndonjëherë nuk janë bërë ekzaminime apo trajtime mjekësore të plota.

Në vitin 2007 Misioni i Kombeve të Bashkuara vendosi të ndalonte trajtimet mjekësore dhe të ndërpriste ekzaminimet pas një konkluzioni të gabuar (duke u bazuar në supozimin se romët do zhvendoseshin së shpejti jashtë kampeve) që nuk ishin më të nevojshme. Ekzaminimet e mëvonshme të bëra nga spitali i Mitrovicës së veriut, me kërkesë nga banorët e kampeve, treguan se disa fëmijë vazhdonin të kishin nivele të larta dhe të rrezikshme te prezencës së plumbit në gjakun e tyre. Tejkalimi i niveleve të plumbit në trupin e njeriut mund të shkaktojnë dëmtime të sistemit nervorë dhe atij të riprodhimit, si edhe dështimin e funksionit të veshkave. Nivele shumë të larta të plumbit në gjak çojnë drejt gjëndjes koma dhe drejt vdekjes. Minerali i plumbit është dëmtues veçanërisht tek fëmijët, marrë parasysh faktin se mund të shkaktojë dëmtime të pashërueshme të trurit.

Gjendjes kritike shëndetësore në kampe nuk ju kushtua thuajse asnjë vëmendje deri në vitin 2004, kur aktivistët romë vendas dhe ndërkomëbtarë nisën të ngrinin shqetësimet e tyre nëpër media dhe nëpërmjet hapave ligjorë në gjykatat e Kosovës dhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (së fundmi të pasukseshme) synuan të impononin kërkesat e tyre.

Në vitin 2006, pas presionit të ushtruar nga organet e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara, organizatave joqeveritare dhe faqeve kritike të mediave, Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK) mbylli dy prej tre kampeve më shumë të ndotura, Zitkovaç- in dhe Kablare- në. Rreth 450 banorë u ndihmuan të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Mitrovicë, ndërsa të tjerët u zhvendosën në një kamp të përkohshëm (në Osterode). Kampi i ri i përkohshëm që ndodhej vetëm 150 metra më larg, është i ekspozuar rëndë ndaj mbetjeve toksike të cilat era që fryn i sjell nga pirgjet e skorjeve me mineral plumbi, por autoritetet deklaruan se kampi i ri ishte "më i mbrojtur nga plumbi" sepse sipërfaqet e tij të betonuara dhe uji i rrjedhshëm zbusnin kontaminimin nga minerali i plumbit.

Kampi i tretë ("ai i Cesmin Lug- ut") mbeti me banorët e tij të pavendosur për tu transferuar tek kampi i ri i përkohshëm sepse ky i fundit ishte gjithashtu në zonën e kontaminuar.

Shumë pak është bërë në dhjetëvjecarin e fundit për të ndihmuar romët, që mbetën në këto kampe, pët tu larguar e për të gjetur banesa të përhershme, ose duke u kthyer në banesat e tyre të dikurshme në Mitrovicë ose diku tjetër. Disa romë u kthyen në Mitrovicë në vitin 2007, kur dy kampe u mbyllën, por panë se nuk kishin mundësi punësimi dhe as asistencë nga sistemi i ndihmës sociale të Kosovës, kështu që nuk patën asnjë lloj mbështetjeje.

Në maj të vitit 2008 Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK- u) meqënëse po përgatitej të ulte numrin e përfaqësuesve të tij në Kosovë, ia kaloi administrimin e kampeve të mbetura Ministrisë për Komunitete dhe Kthim të Kosovës, e cila nuk ka asnjë strategji për të zgjidhur këtë krizë. Plus kësaj, kampet janë të vendosura në një komunë e cila kontrollohet nga serbët që nuk pranojnë jurisdiksionin e qeverisë së re të Kosovës të drejtuar nga shqiptarët.

Autoritetet e Kosovës kanë krijuar së fundmi një grup koordinues, të drejtuar nga zyra e Kryeministrit si edhe me përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Komisionit Europian, për të thurrur një plan në zgjidhje të krizës. Por për realizimin e këtij plani kërkohet shumë më tepër punë, përfshirë këtu edhe nevojën për një mbështetje më të madhe financiare dhe politike nga donatorët kryesorë si edhe një vëmendje më të madhe në ekzaminimet dhe trajtimet mjekë­sore.

"Mbas 10 vjetësh ka ardhur koha të gjindet momenti për zgjidhjen e këtij problemi", u shpreh Troszczynska-van Genderen. "Është jetike që SHBA- ja  dhe BE- ja të bashkëpunojnë me autoritetet kosovare, duke përfshirë këtu edhe bashkitë e kontrolluara nga serbët, për të zgjidhur krizën."

Human Rights Watch- i rekomandon që Autoritetet e Kosovës dhe donatorët nderkombëtarë të veprojnë në sigurimin e një zgjidhjeje afatgjatë që përfshin:

  • Evakuimin mjekësor urgjent të banorëve aktual të kampeve të sipërpërmendura në strehime të përkohshme të përshtatshme;
  • Mbylljen e përhershme të kampeve të mbetura;
  • Trajtimin mjekësor urgjent kundër kontaminimit nga plumbit për të gjithë ish - banorët dhe ata të tanishmit;
  • Një zgjidhje për strehim afatgjatë duke marrë parasysh dëshirat e banorëve; dhe
  • Të drejtën e ndihmës sociale, trajtimit mjekësore, edukimit dhe punësimit.

Your tax deductible gift can help stop human rights violations and save lives around the world.

Region / Country